Tragjedi në Pogradec! Vetëm 24-vjeç, nëna e një fëmije i jep fund jetës duke u vetëvarur

Një 24 vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë..

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 1.08.2021 22:13