Tragjedi në Greqi, 62-vjeçari bllokohet në makinerinë e gurores dhe humb jetën

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në një gurore në Lamia mëngjesin e së martës.

Sipas lamianow.gr, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në kantierin e kompanisë në rrethana ende të pazbardhura.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulance.

62-vjeçari ishte duke punuar në makineri kur në rrethana të panjohura për momentin e tërhoqi brenda, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme pasi mësohet se ishte copëtuar.

Zjarrfikësit nga P. Y. Lamia po përpiqen të nxjerrin trupin e viktimës.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 7.11.2023 09:18