Pesë persona kanë humbur jetën në Nevadën perëndimore, mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një aksidenti ajror.
5 viktimat që ndodheshin në bordin e avionit ndërruan jetë, pasi avioni u rrëzua në Nevadën perëndimore, thanë zyrtarët.
CNN shkruan se bëhet fjalë për një avion nga shërbimi i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Shërbimeve Mjekësore Emergjente, me seli në Reno.
Piloti, infermierja dhe ndihmësmjeku i fluturimit së bashku me një pacient dhe një anëtar të familjes së pacientit u vranë kur avioni u rrëzua pranë Stagecoach, Nevada, sipas Care Flight , një shërbim i ofruar përmes REMSA Health.
Departamenti i Qarkut Lyon dhe Departamenti Qendror i Zjarrfikësve të Lyonit po koordinohen me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të avionit./albeu.com/