Trafikim droge dhe grabitje, arrestohen pesë adoleshentë shqiptarë në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një grup adolreshentësh shqiptarë, 16 dhe 17 vjeç.

Bëhet fjalë për pesë adoleshentë. Ata u arrestuan nga autoritetet pasi akuzohen për trafikim, shitje të lëndëve narkotike dhe grabitje.

Mediet vendase bëjnë me dije se banda e arrestuar është “degëzim” i një bande të madhe kriminale shqiptare që u shkatërrua nga policia shtatorin e kaluar.

Pesë adoleshentët u arrestuan në ambientete e një konvikti në Polotechnoupoli në Athinë./albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 07:22