Pas dëshmive tronditëse të nuses së re në Librazhd, që u kap ‘mat’ me të dashurin e saj në dhomën e gjumit, vjen versioni i vjehrrës së saj.
Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘Neës24’, vjehrra tha krejt të kundërtën.
Çfarë ka ndodhur me ju dhe nusen e djalit?
Për ça mi bëni këto pyetje!
Kemi disa video që janë shpërndarë në portale. Duhet të kuptojmë se pse është dhunuar kjo 20-vjeçare?
Videot se di, mi kanë marrë nga telefoni. Kam kaluar pak vetë. Se prisja atë gjë. E kam dashur si gocën time dhe e mbaj prej 2 vite e gjysmë. Emigrant janë të gjithë. Ai vinte dy muaj dimri dhe ikte. Ai do e merrte në gusht nusen kur të kishte pushuar. i thash dy javë më parë që: “u hap dera lart, u ndje zhurmë”. Më tha “nuk di gjë fare”.
Atë natë që keni shkuar, ke qenë ti dhe bashkëshorti juaj dhe djali. Pse duhet të ndodhte ashtu?
E kapëm se e di që e kishte një brenda. Dyshuam dhe e bëmë një foto që djali ta kishte aty. i pashë videot dhe ishte shumë e rëndë. Ato video mbrohen nga policia. Nuk të gënjej.
Si keni shkuar me nusen?
Shumë mirë kam qenë. E doja si gocën time. E doja dhe më shumë se skam goca. Kemi kaluar mirë.
Si e keni trajtuar nusen?
I kam ndenjur në këmbë dy vite e gjysmë nuses. Do ble kështu, do ble ashtu. Askush nuk ia ka prishur gjë. As unë as çuni. i thashë a ke gjë.
Ajo ka pretenduar se e keni shfrytëzuar?
Jo. i thoja hajde nga puna dhe shlodhu. Nuk e di ça bënte. Rrinte në telefon apo jo në shtëpi.