Toka, apartamente dhe mjete luksoze, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Anton Gjinajt

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të kompanisë së ndërtimit ‘Alesio’ në pronësi të biznesmenit Anton Gjinaj, i arrestuar për trafik droge.

Biznesmeni me origjinë nga Puka, rezulton i dënuar në Spanjë me 8 vite e 9 muaj burg.

Sipas burimeve, ai është kapur duke transportuar 80 kg heroinë.

Mësohet gjithashtu se ai është ekstraduar drejt vendit tonë rreth disa muaj më parë dhe tashmë ai po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër.

Biznesmeni identifikohej edhe me emrin Pashk (Pashuk) Rrapi, ndërsa mësohet se ka qenë në ndjekje të vazhdueshme nga DEA amerikanë, që ka grumbulluar informacione për aktivitetin e tij të paligjshëm, që çoi dhe në arrestimi ne tij.

Mes 23 pasurive të sekuestruara, ndodhen 6 biznese, truall toke si dhe disa automjete. Gjinaj është pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” me aktivitet jo vetëm në Tiranë, por dhe në Durrës, Kavajë etj.

Pasuritë e sekuestruara:

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSËAGEN”, modeli “GOLF”.

Sekuestrimi u krye sot (28 korrik) nga strukturat e Policisë së Shtetit pas vendimit të sekuestros të dhënë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shtuar 13.09.2022 11:20