Nevina Shtylla shtatzënë? Moderatorja zbulon të vërtetën e barkut të rrumbullakosur (VIDEO)

Pak kohë më parë në mediat rozë qarkulloi një video e moderatores Nevina Shtylla me barkun e rrumbullakosur.

Videoja bëri xhiron në rrjet dhe të gjithë menduan se Nevina së shpejti do të bëhej nënë, por së fundi moderatorja ka sqaruar të vërtetën e saj rreth videos dhe shtatzënisë.

E ftuar në “Wake up”, Nevina tha se nuk është shtatzënë, por ajo video është bërë gjatë një seti, dhe kjo ka krijuar shumë zhurmë në mediat rozë.

Vetë Nevina pohoi se kjo video e shkurtuar provokoi shumë reagim, por sqaroi se për momentin nuk ka një gjë të tillë, për shkak se është e angazhuar në projektin e ri që pritet të startojë së shpejti në “E Diell”.

“Ishte një video e shkurtuar për të provokuar pak fare. Çmendi gjysmën e shoqërisë sime. Jo, ende nuk kemi diçka të re në këto momente. Projekti kërkon angazhimin tim”, tha ndër të tjera Nevina Shtylla.