Alda Klosi, ish-zyrtarja e kryeministrisë e cila denoncoi vjedhjen e 120 mijë eurove nga pastruesja e saj Rozeta Rakipllari alias Dobi rezulton pronare ose bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin.
Sipas të dhënave nga Kadastra Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2 dhe është bërë pronare e pasurive përmes kontratave të dhurimit.
Gjithashtu ajo është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe, 47 m2, 54 m2 dhe 50.8 m2 në Tiranë.
Nga të dhënat e Kadastrës Klosi rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqeve truall në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.
Ajo ka në pronësi dhe një foristradë tip Toyota RAV4, e vitit 2013.
/Albeu.com.