Gjendet një makinë e shkrumbuar buzë detit në Shëngjin

Një makinë është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Burimet e para mësohet se një mjet tip “Fouristradë” në breg të detit në Shëngjin.

Sipas policisë, zjarri ka nisur ditën e djeshme në orën 17:00. Mjeti i përket një 29-vjeçari, me incialet A.S i cili është banues në Velipojë. Mësohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik mirëpo policia po heton ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00 , në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun” , ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale. /albeu.com/


Shtuar 24.08.2021 10:02