Tiranë, arrestohet 31-vjeçari që dyshohet se ngacmoi seksualisht dhe mbajti në banesë një 13-vjeçar

Policia e Komisariatit nr. 4 ka vënë në pranga Julian Allën, 31 vjeç, nën dyshimet për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Nga hetimet rezulton se 31-vjeçari e ka mbajtur të miturin 13-vjeçar në banesën e tij, në rrugën “Bardhyl”, nga ora 21:00 e 23 korrikut deri në orën 00:45 të 24 korrikut.

Të lidhura

None found

Rasti u denoncua në polici nga familjarët. Gjatë dëshmisë së dhënë në praninë e prindit dhe psikologut, 13-vjeçari deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht dhe se Alla e kishte prekur në organet gjenitale.

Uniformat blu e arrestuan Allën më 2 gusht, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.08.2026 17:53

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio