Tifozët e Milanit i shkruajnë Gjimshitit: Bëj ndonjë autogol (FOTO LAJM)

Skuadra e Milanit ndeshjen e fundit për këtë sezon do ta ketë ndaj Atalantës me 23 maj.

Milanit i duhet fitorja në këtë takim për të qëndruar në top treshen e skuadrave që shkojnë në Ligën e Kampionëve.

‘Rossonerët’ kanë pikë të barabarta me Napolin e një pikë më shumë se Juventusi.

Por, para kësaj ndeshje, tifozët shqiptarë të Milanit e kanë “bombarduar” me shkrime mbrojtësin e “çelikt” të Atalantës, Berat Xhimshitin, duke i shkruar që të bëjë ndonjë autogol që Milani të jetë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 17.05.2021 16:15