Nëse nuk doni që fytyra juaj të ketë rrudha që në moshë të re, është mirë që të shtoni në dietën tuaj këto 3 ushqime magjibërëse.
Hudhra
Hudhra është e mbushur me antioksidantë mbrojtës të lëkurës të quajtur polifenole, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira, molekulat e paqëndrueshme që tretin kolagjenin.
Salmoni
Acidet yndyrore omega-3 në salmon jo vetëm që i bëjnë mirë zemrës suaj, por gjithashtu mbajnë të hidratuara membranat qelizore për t’i dhënë lëkurës tuaj një butësi rinore. Ekspertët rekomandojnë të hani të paktën dy racione peshku yndyror çdo javë. Përveç kësaj, salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D.
Fasulet
Sipas Reader ‘s Digest, ata që hanë më shumë fasule, peshk, perime dhe vaj ulliri kanë më pak rrudha , sipas një studimi Australian të pjesëmarrësve nga Australia, Suedia dhe Greqia. Studiuesit besojnë se kombinimi i yndyrnave të shëndetshme të pangopura, proteinave dhe antioksidantëve ka ndihmuar në luftimin e plakjes. Kështu që sigurohuni që të hani një vakt me fasule të paktën një herë në javë./albeu.com