Nga sheshi përpara Kryeministrisë u përcoll sot një thirrje e fortë, me synimin për ta thelluar edhe më tej revoltën popullore në vend.
Gjatë fjalës së mbajtur para mijëra qytetarëve, njëra prej protestueseve njoftoi se këtë të shtunë do të organizohet një protestë kombëtare, e cila pritet të bllokojë kryeqytetin.
Të lidhura
None found
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos ndalin daljet në rrugë, ndërsa theksoi se fundjava pritet të sjellë një pjesëmarrje të gjerë nga e gjithë Shqipëria, me të gjitha rrethet që do të drejtohen drejt Tiranës.
“Nga ky shesh kërkojmë një Shqipëri të Re, prandaj nesër më shumë! Të shtunën të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë! Në protestë kombëtare për të kërkuar dhe ndërtuar një Shqipëri të Re!” deklaroi ajo, mes brohorimave të turmës së vendosur.
