Theu masën e sigurisë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, njëri prej të cilëve pasi thyen masën e  sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga të policisë dy shtetas, njëri prej të cilëve pasi thyen masën e  sigurisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.02.2020    ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas I.Ç., dhe B.Ç.,  (babë e bir )pasi iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, ditën e djeshme  kanë ndaluar shtetasin B.Ç., 30 vjeç, banues në Durrës, (i biri) pasi nuk ka zbatuar masën e  sigurisë ” Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./albeu.com

Shtuar 13.05.2021 09:18