Thanin bimët e kanabisit në banesën e vjetër, arrestohet 60-vjeçari në Krujë, procedohet gruaja

Një 60-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi në një banesë të vjetër thante bimët e kanabisit.

Mësohet se në prang aka rënë Xh. I., 60 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Dh. I., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Picërragë.

Ata kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Picërragë, për tharjen e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rreshtat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Picërragë, për tharjen e bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij. Sekuestrohen 3.2 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje dhe 1 armë gjahu që u gjet gjatë kontrollit në këtë banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rreshtat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. I., 60 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Dh. I., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Picërragë. Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Picërragë, për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 20.09.2023 12:00