Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Greqi, ku një shqiptare hodhi nga ballkoni nipin dhe mbesën, 3 dhe 5 vjeç.
Mediat greke kanë raportuar ditën e sotme pas ngjarjes së rëndë, se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Para incidentit të rëndë, 37-vjeçarja ka vizituar motrën e saj 42-vjeçare.
Dy motrat kanë debatuar me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk dihen dhe më pas 37-vjeçarja ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën, ku edhe më pas u hodh edhe vetë.
Fatmirësisht dy të miturit dhe tezja janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes./albeu.com/