Princ Harry tregon vendin e pazakontë ku zhvilloi takimin e parë me Meghan

Për momentin Meghan Markle dhe princ Harry janë padyshim në qendër të vëmendjes, e sidomos pas intervistës me Oprah-n. Përtej, bujës dhe kritikave pas kësaj interviste, ata nuk kanë ndërmend të tërhiqen e këtë e tregoi Harry në intervistën e tij të fundit.

Mirëpo, ditën e sotme vëmendjen e rrjetit ka marrë rrëfimi i tij për njohjen me Meghan.  Në një intervistë për Dax Shepard, ai tregoi se për herë të parë janë takuar në një supermarket, ku i dërgonin njëri-tjetrit mesazhe nga ana tjetër e rafteve.

“Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër, duke bërë sikur nuk njiheshim. I dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve. Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshëndesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje vetëm duke dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur.

Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha. Nuk e di sa herë e keni bërë ju këtë gjë, kur ecën në rrugë duke u përpjekur që të mos njihesh. Është e mrekullueshme ajo çfarë shikon. Sa shumë çamçakëz shikon dhe sa shumë këpucë njerëzish. Është një lëmsh”, rrëfeu Harry.

Shtuar 16.05.2021 10:05