Tërmeti tronditi vendin, Peleshi: Lëkundjet janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit që tronditën Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Peleshi bën me dije se tërmeti ishte me epiqendër 3 km në jug të Klosit dhe lëkundjet janë ndjerë në gjithë vendin.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, shkruan Peleshi.


Shtuar 16.01.2023 00:35