Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e Italisë mëngjesin e kësaj të shtune.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe goditi fillimisht rajonin e Bergamos.
Tërmeti kishte një thellësi prej 26 kilometrash dhe epiqendra e tij ndodhet në zonën Bonate Soto të rajonit të Bergamos.
Lëkundjet janë ndjerë në Milano dhe në të gjithë rajonin e Lombardisë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka marrë dhjetëra telefonata nga qytetarët.
Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar dhe mediet italiane raportojnë se ka ndodhur vetëm një aksident automobilistik nga tërmeti, por pritet të shihet në orët në vijim se si do të jetë situata, nëse do të ketë ose jo viktima.
Për arsye paraprake janë evakuuar shkollat, në të cilat po bëhej mësim sot në zonë dhe po kryhen inspektime për gjendjen e ndërtesave./albeu.com/