Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, kreu i OBSH mbërrin në Alepo

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thuhet se ka mbërritur sot në qytetin e goditur nga tërmeti të Sirisë, Aleppo, sipas mediave shtetërore.

“Ai mbërriti në aeroportin e Alepos për të vizituar disa spitale dhe strehimore në Aleppo, me ministrin sirian të shëndetësisë dhe guvernatorin e Aleppos”, thuhet në raportin e agjencisë së lajmeve Sana.

Në një raport të veçantë, Sana citoi Tedros të thoshte pas mbërritjes së tij: “Ne kemi sjellë 35 ton furnizime mjekësore jetike të nevojshme për t’u marrë me nevojat e të lënduarve nga tërmeti.”

Vizita e tij në qytetin e kontrolluar nga qeveria erdhi pesë ditë pasi një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë më shumë se 24,000 njerëz, përfshirë të paktën 3,553 vetëm në Sirinë e shkatërruar nga lufta. /albeu.com


Shtuar 11.02.2023 16:28