Tërmeti në Turqi, Erdogan: Brenda vitit do të rimëkëmbim të gjitha vendet e rrënuara

Turqia ka mobilizuar të gjitha burimet dhe mjetet e saj për të kryer shërbimet e akomodimit dhe të jetesës për te mbijetuarit e tërmeteve të 6 shkurtit që goditën provincat jugore të vendit.

Brenda një viti, vendi do të ringjallë fshatrat dhe qytetet e goditura nga tërmeti dhe gjithsej 70,000 shtëpi do të ndërtohen në provincat e prekura nga tërmetet me qendër Kahramanmaras për tiu dorëzuar përfituesve të tyre.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë në provincën jugore Osmaniye, po ashtu deklaroi se ata nisën një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave në 10 qytete të mërkurën dhe ndaloi pushimet nga puna për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmeteve të fuqishëm që goditën jugun e vendit në fillim të këtij muaji.

Turqia synon të përfundojë ndërtimin e gati 200,000 shtëpive të përhershme dhe të vendosë qytetarët e saj në ato rezidenca brenda një viti në 11 provinca Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Ndërtesat e reja nuk do të kenë më shumë se tre ose katër kate përveç katit përdhes. Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme është rritur në 44,310, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit./Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 13:47