Tërmeti në Haiti, shkon në 227 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti në Haiti ka shkuar në 227 deri më tani, shkruan BBC.

Tërmeti me magnitudë 7.2 goditi perëndimin e vendit sot, duke shëmbur qindra ndërtesa, përfshirë kisha e hotele.

Kryeministri tha se ka dëme të mëdha në një pjesë të madhe të vendit dhe ai ka shpallur gjendjen e jastëzakonshme për një muaj.

Tërmeti në Haiti erdhi në një kohë kur ende vendi nuk është shëruar nga lëkundjet shkatërruese të vitit 2010.


Shtuar 14.08.2021 21:56

Tags: ,