Tërmeti në Afganistan, 3000 të vdekur, fshatra të tëra të fshira nga harta

Të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues në Afganistanin perëndimor kaluan edhe një natë në qiell të hapur dhe pranë shtëpive të tyre të rrënuara, në një kohë kur numri i të vdekurve është rritur dhe ka shkuar në 3000.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi të hënën pasgoditje me magnitudë 5.9, 4.9 dhe 4.7 ballë në zonat rurale.

Tërmeti i së shtunës me magnitudë 6.3, i ndjekur nga tetë pasgoditje të forta, tronditi zonat pranë Heratit, duke rrëzuar shtëpi dhe duke nxjerrë banorët e qytetit të frikësuar në rrugë.

Punonjësit e shëndetësisë thonë se janë të rraskapitur.

“Kamionë plot me kufoma po mbërrijnë këtu çdo minutë,” tha një mjek në spitalin e Heratit, duke shtuar se “morgu ynë ka tejkaluar kapacitetin e tij”.

Madje, një zyrtar taleban ka thënë se kanë arritur në disa fshatra për herë të parë që nga tërmeti i së hënës, ndërsa ka ende zona që janë krejtësisht të paarritshme.

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargmalin indokinez, por, siç vëren Guardian, talebanët nuk kanë përvojë në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

Vendi është tashmë në grahmat e një krize të rëndë humanitare, me tërheqjen e ndihmës së huaj pas kthimit të talebanëve në pushtet në vitin 2021 që ka një ndikim serioz në sistemin e kujdesit shëndetësor./Albeu.com


Shtuar 9.10.2023 19:58