Tërmetet shkatërruese në Turqi, mes të prekurve 4 shqiptarë

Mijëra shtëpi janë shkatërruar në zonat e prekura nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur rajonin në pothuajse 100 vjet dhe ka ardhur në kohën më të keqe të mundshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në zonat e prekura.

Deri tani më shumë se 5000 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 20 mijë kanë mbetur të plagosur.

Sipas Abc, nga tërmeti janë prekur edhe 4 shqiptarë që jetojnë në zonën e fstkeqësisë, por për fat të mirë nuk janë lënduar. Ata kanë pasur vetëm dëme materiale.

Sakaq, shqiptarët janë udhëzuar nga autoritetet se ku duhet të strehohen.

Sipas zëdhënësit të UNICEF-it  më të cenueshmet janë familjet e refugjatëve sirianë që jetojnë në vendbanime joformale dhe familjet e zhvendosura në Sirinë veriperëndimore, të cilët po përballen gjithashtu me një shpërthim të vazhdueshëm kolere dhe shi dhe borë të dendur./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 14:44