Tërmetet katastrofike në Turqi e Siri, OBSH: Numri i viktimave mund të shkojë mbi 20 mijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i të viktimave nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës mund të kalojë shifrën e 20 mijë , ndërsa humbjet njerëzore në të dy vendet zyrtarisht kanë arritur në 8700.

Në pozitë më të vështirë, megjithatë, është popullsia e Sirisë, pasi para tërmetit vdekjeprurës 70% e saj kishte nevojë për ndihmë humanitare sipas Kombeve të Bashkuara.

Pas 12 vitesh lufte, vendi po përballet me kolapsin ekonomik dhe mungesë të ujit, energjisë elektrike dhe karburantit.

Më shumë se 20 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë aktualisht në përpjekjet e shpëtimit, e vetmja rrugë që të çon në Bab al-Haëa, e vetmja vendkalim i ndihmave humanitare midis Turqisë dhe Sirisë, është dëmtuar rëndë, njoftoi OKB.

Në këtë këndvështrim, pasojat e tërmetit janë më shkatërruese në Siri sesa në Turqi, vlerësoi Dr. Bashir Tajaldin në një intervisët për CNN./albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 09:00