Policia ka vënë në pranga një shtesa turk psi ka tentuar të kalojë kufirin nga Porti i Durrësit me dokumente të flasifikuara.
Gjithashtu është arrestuar një 59-vjeçar, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e policisë edhe 2 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij./albeu.com