Tentoi të hidhej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët, rrëfimi tronditës i 27-vjeçares: Burri i ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni

Gjatë një interviste në emisionin “Me zemër të hapur”, 27-vjeçarja nga Shkodra më 17 Korrik, tentoi që të hidhej në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj. E reja ka rrëfyer se bashkëshorti i saj Ajet Isufi, ka dhunuar atë dhe fëmijët.

Gjithashtu, ajo shprehet se bashkëshorti i saj kishte nisur një lidhje jashtëmartesore.

Mes të tjerash, 27-vjeçarja rrëfeu se zbuloi se Ajet Isufi, priste fëmijë nga kjo marrëdhënie jashtëmartesore, kur i shkruajti me adresë false në emër të gruas me të cilën ai kishte nisur romancë.

“Kur e kam menduar atë gjë që po bëja i thashë vetes ‘të raftë pika, mendo për këta të 4 se s’kanë faj’. Pse të hidhesha kot në ujë, kur ai bën dasmë nëse më ndodh gjë. I thashë vetes jeto edhe ti, se Zoti do të bëjë mirë. I ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni. Çdo herë shkoja vonë në shtëpi pas pune, fëmijët thoshin babi na ka rrahur të 4 fëmijët. Balta është hedhur mbi mua, ai për çfarë ka folur asnjë nuk është e vërtetë. E kam provokuar në adresë me false me emër të asaj ‘pse si thua Xhoanës se është fëmija yt’.

Më kthente përgjigje çfarë i duhet asaj, unë të dua ty, do të jemi bashkë, do të përgjigjem për fëmijën që kemi bashkë’. Nuk ka shanse të bëhem më kurrë me të, s’ka shans. Në dhe’ të hyjë ishalla, para vaktit. Është munduar të mbulojë fytyrën e vet, vjen si laper tek puna, më sjell të tjerë aty. Më ka dalë edhe tek Bashkia, më ka kërcënuar edhe me shenja gishtash. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por s’ma dha gjykata, më tha duhet foto e tij. E di se çfarë kam hequr, për ata fëmijë kam dhënë shpirtin, jam kthyer për hatër të fëmijëve. I thosha djalit “Mam bën të njëjtën gjë”, më thoshte “Edhe këtë herë”,”- tregoi 27-vjeçarja.