Tentativë vrasje dhe trafik i lëndëve narkotike/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, esktradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas (EMRAT)

Ekstradohen nga Greqia dhe Franca, Viktor Daci dhe Paul Deda. Daci u arrestua në vitin 2024 në Greqi, pasi ishte si dënuar në kërkim në vendin tonë për tentativë vrasjeje që prej vitit 2015.

Ndërsa Deda, ish-truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri, u kap në Francë pasi ishte në kërkim për trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-Viktor Daci., 46-vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-Paul Deda., 50-vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.


Shtuar 4.07.2025 09:12