Situata te “5 maji” vazhdon të jetë e tensionuar për shkak se banorët kundërshtojnë shembejen e shtëpive të tyre.
Mëngjesin e sotëm ata kanë treguar sërish rezistencë, duke u bërë bashkë dhe duke kundërshtuar policinë dhe IKMT-në.
Disa banorë kanë hipur mbi çatitë e shtëpive të tyre ndërsa të tjerë kanë qëelluar dhe me gurë.
Ndërkohë, forcat e policisë po tentojnë t’i largojnë nga banesat e tyre, për t’ua shembur që t’i hapet rruga projektit të rindërtimit.