Tensione dhe fjalime, mbyllet protesta para parlamentit, opozita sërish tubim më 3 mars

Partia Demokratike mbajti sot protestën e radhës para parlamentit, teksa në sallë mbahej seanca plenare.

Protesta filloi në orën 10:00, ndërsa gjysmë ore me herët PD mblodhi Këshillin Kombëtar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me detajet e organizimit.

Ndërkohë në seancën plenare në rend dite ishin disa projektligje, mes tyre dhe kërkesa e Opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Kujtojmë që Sali Berisha dhe deputetët e opozitës, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka janë përjashtuar nga Kuvendi, dy të parët për 10 ditë, ndërsa të dytët për 5 ditë, pas përplasjeve në seancën e fundit.

12:29- Protesta, Paloka: Rama është në ditën e tij më të zezë, i kanë dalë të palarat dhe është mbyllur në bunker

Deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fjalës së tij në protestë është shprehur se ai dhe kolegët e tij janë përjashtuar nga Kuvendi sepse kreu i qeverisë Edi Rama ka frikë nga opozita.

Ndër të tjera u shpreh se kryeministri është në ditën e tij më të zezë dhe sot fshihet në bunkerin e tij.

“U përjashtuam vetëm se ai frikacaku nuk guxon të përballet me opozitën. Për fat të keq kemik një dhjaks dhe një pervers për kryeministër. Ishte kohë që të shkonim tgë bunkeri i i tij, i shkojmë atje. Le të mbyllet në bunker ose të marrë charterin e të fluturojë. është në ditën më të zezë se i dolën të palarat. Kemi kohë që denoncojmë faktin që ky plehrë që qëndron në pushtet korrupton jo vetëm të vobektët, por edhe ambasadorët dhe një institucion si FBI. Ja pse ky kriminel nuk e lejon votën e lirë, ndaj ne do të protestojmë që qytetarët të votojnë të lirë”, tha Paloka

12:28- “Çështja mcGonigal”, Berisha: Të betohemi këtu, nëse mocioni nuk bëhet në parlament do e bëjmë në Surrel

Kuvendi vendosi që kërkesa e PD-së për mocion me kryeminsitrin Edi Rama të bëhet në datë dy mars, ku kreu i qeverisë ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në sallë.

Pas këtij vendimi kreu i PD, Sali berisha, ku jërkoi prtestuesve të betohen se nëse ky debat nuk do të zhvillohet në Kuvend, ta zhvillojnë atë në Surrel, aty ku banon kryeministri Edi Rama.

“Të betohemi sot këtu, që nëse ky mocion nuk do të hvillohet këtu (parlament), le t zhvillojmë atë në Surrel, paqësisht. Ne vetëm do e pyesim”, tha Berisha.

12:18- “Në ato maja rripa-rripa …”, Kryemadhi: Po na hoqët fjalën, do shkojmë drejt hedhjes së karrikeve kokës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar drejtues së seancës plenare, Ermonela Felaj, të reskeptojë rregulloren dhe mos u ndërpresë fjalën deputetëve të opozitës.

Kryemadhi tha se siç po shkojnë punët në parlament po shkohet deri në atë moment ku të gjithë t’i hedhin karriket kokës njëri-tjetrit.

Kryemadhi: Në radhë të parë ju por e gjithë administrata. Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës, kur e hiqni dhe atë mendoni se çfarë mund të bëjmë tjetër, vetëm të hedhim karriget kokës. Përjashtimi i katër deputetëve për mua është mungesa më elementare ndaj respektit ndaj njëri-tjetrit. Funksionimi i parlamentit ëhstë gjëja më e rëndësishme që ruan imazhin juaj. Sot NYP sa ka nxjerrë të tjera shkrime për korrupsionin e Edi ramës, nëse nuk e hetoni ju e heton SHBA.

Felaj: Zonjë flisni për procedurë.

Kryemadhi: Oj Zonjë po flas për procedurat që ti shkel. Se ke fuqinë e mikrofonit kjo stë bën më të zgjuar, të bën më të përdorur se Edi rama. CCështjen e Komisinit htimor ti mund ta ndalosh këtu, kjo ndodh vetëm në një vend absurd. ia ndacc të vijë ndacc mos të vijë, ai këtë punë e mbyll këtu me ne, por me Amerikës se mbyll dot. Respekto rregulloren, mbaj vendin tënd si deputete. në ato maja rripa rripa njëherë ma hipe njëherë ta hipa, kështu ka vajtur o Ermonela.

12:12- “Unë i shkreti kam një orë që pres”, Korreshi thirrje Ramës të shkojë në Kuvend: Mos të bëjë Koçin e Teta Ollgës

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në seancën plenare dhe të përgjigjet për çështjen “McGonigal”.

Gjatë fjalës së tij, shoqëruar me batuta, Korreshi vuri në dukje edhe faktin që opozitës i është mohuar fjala.

“Gjatë gjithë kohës keni luajtur pis me opozitën. Kjo shfaqje që vjen sot, vjen se keni mohuar të drejtën e 750 mijë opozitarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Duhet të vijë kryeministri të japë shpjegime mbi çështjeje McGonigal. I themi të vijë të bëjë kryeministrin dhe jo Koçin e Teta Ollgës…”, tha ai.

Ndërkohë, kur drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi që t’i përmbahet procedurës, ai nuk ia kurseu ironitë.

“Pse u mërzite ti? Unë i shkreti kam një orë që pres këtu… kur do vijë kryeministri? Kjo është çështja”, tha Korreshi.

12:02- “Doni të hetohen krime imagjinare”, Spiropali mbron Ramën: Nuk ka çështje as në SHBA, as askund

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka mbrojtur kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se ndaj tij nuk ka asnjë çështje të hapur në lidhje me rastin McGonigal, duke thënë se të gjitha këto janë trillime të atyre që vetë as nuk kanë kërkuar falje e as nuk janë hetuar për krimet e tyre.

“Është e kotë t’u drejtohem kolegëve që kanë arritur në këtë gjendje. Ata që nuk kanë kërkuar falje kurrë dhe nuk janë hetuar kurrë për krimet e tyre, duan të hetojnë krime që ekzistojnë vetëm në kokën e tyre. Nuk ka një cështje të tillë as në SHBA dhe as këtu e askund. Jeni të lirë të fantazoni e trilloni. Megjithatë ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat këtë temë për t’i vënë kapakun njëherë e mirë kësaj situate që nuk ka lidhje me ne, por me situatën tuaj të brendshme. Jeni kthyer në ndihmësa të non-gratës, bodyguard dhe njerëz që i mbani qiriun një njeriu që nuk do të ketë kthim në piramindën e drejtimit të këtij vendi. Nuk është rastësi sot fakti që familjarët e viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit që kanë dorëzuar një provë të re në SPAK. Ka lidhje me krime të vjetra dhe jo me krime të imagjnuara. Kryeministri do të jetë këtu për mocionin me debat. Jo për ju, se ju nuk e meritoni, por për qytetarët”, tha Spiropali.

11:44- Meta: Protestoni sot, mos prisni që t’ju vënë traun në derën e shtëpisë

“Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”, e ka nisur me një vaarg të himnit Kombëtar, fjalën e tij para protestuesve kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Duke iu drejtuar protestuesve ai tha se shumë shpejt revolta qytetare do të japë rezultate të mrekullueshme.

Ai ju bëri thirrje shqiptarëve që të çohen dhe të rrëzojnë këtë qeveri dhe të mos presin deri sa tu vëjnë traun në derën e shtëpisë.

Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne. Asgjesimi i demokracisë ëhstë skenari që ka marrë përsipër të zbatojë Edi rama. vetëm demokracia e mbron Shqipërinë dhe mbron shqiptarët. Ju përshëndes të gjithëve që në një orë të vështorë keni lënë punët tuaja për të treguar vendosmërinë tuaj për të mbrojtur familjet tuaja, vendin, kujtimin e ndritur të të parëve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë. përmendi traun doktori, e kanë qef shum traun ata, po e vënë kudo. Ju bëj thirrje të gjithëve që na dëgjojnë, mos pisni tu vënë traun dhe tek dera e shtëpisë. Kjo protestë shumë shpejt po i jep, dhe do të japë rezultatet e saj të mrekullueshme. jam i bindur se në këtë mënyrë të qendryeshme, shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të gjëmjë fjala e lirë. Do të vendoset llogaridhënia, dhe drejtësia nuk do të jetë më në dorë të Edi Ramës, përgjegjësit kryesor në këtë korrupsion për miliarda eurosh”, deklaroi Meta.

11:37- Berisha: Diplomatët në Tiranë pengje të Edi Ramës, koha të marrim fatet e vendit në duar

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur para protestuesve deklaroi se jo vetëm McGonigal, por edhe diplomatë të akredituar në vendin tonë kanë qenë pengje të Edi Ramës.

Sipas tij ka ardhur momenti që shqiptarët të marrin vetë në dorë fatet e vendit, dhe tu thonë jo diplomatëve të korruptuar.

McGonigalët me petk diplomatik ishin pemngje të korrupsionit të Edi Ramës, që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigal. Mos u zhdukni ju them se për shqiptarët ju jen i McGonigalët e vërtetë. E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një lloj gjysëm fataliteti, si një lloj prediskioni. Por deri kur ëhstë fatalitet pr ne? deri në momentin që ne tu themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne, e atyre aspiratave që kanë fëmiët tanë. ja pse qendrojmë ne. Ata e kanë shndërruar parlamentin në pasarelë mode. Pasarelë e aksesorëve me para të vjedhura, çfarë nuk sheh aty”, tha Berisha.

11:21- Berisha: Sot nuk protestojmë për PD-në, por për gjithë Shqipërinë

Kreu i PD, Sali Berisha, ju ëhstë bashkuar qytetarëve që protestojnë para Kuvendit të shqipërisë. berisha duke ju drejtuar qytetarëve tha se sot nuk protestohet as për PD-në dhe as për deputetët e përjashtuar, por protestohet ëpr të gjithë shqiptarët.

Ai theksoi se parlamenti sot ësthë kthyer në bunkier, dhe nuk dëgjohet zëri i të zgjedhurve nga 750 mijë qytetarë.

Në këtë protestë të jashtëzakonshme. Në këtë protestë në të cilën ju nuk protestoni ër disa deputetë të PD, as për PD-në, por ju protestoni sot këtu, jo vetëm për 70 mijë zgjedësit që votuan për opozitën, por ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirsë. Ju jeni këtu sot për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar, i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkieri i fjalës së dnaluar. Ju protestoni për çdo shqiptar i cili beson pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, por beson se aty në aprlament ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetën në sy qeverisë”, tha Berisha.

11:12- Berisha lë selinë e PD, niset drejt protestuesve

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu për t’iu bashkuar protestuesve para parlamentit, pasi në seancë nuk merr dot pjesë, për shkak se është i përjashtuar.

Berisha shoqërohet nga të rinjtë e FRPD. Ndërkohë që seanca vijon me akuza të forta mes të dyja palëve, jashtë Kuvendit ka një protestë, ku aktualisht janë duke folur deputetët e PD.

11:08- Topalli në protestë: Kryetaren e Parlamentin e paskan fshehur, nuk na ka vdekur nervi politik

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha para parlamentit.

Ajo vuri në dukje se gjatë 30 viteve nuk ka ndodhur që deputetët të përjashtohen nga parlamenti dhe të refuzohet vazhdimisht interpelanca.

“Kryetaren e Parlamentin e paskan fshehur sot. Kur ishin në opozitë merrnin mikrofona e artopolanta, por asnjë nuk i përjashtonte nga parlamenti. Përballja me krimin nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Përballja me fuqinë e korrupsionit, nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Mjafton që të vendosim që ky vend të mos shpopullohet më. Mjafton të vendosim të protestojmë. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton. Duke protestuar në shesh fiton të drejtën e dinjitetit”, tha Topalli.

“Në datën 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe. Kush lejon që të të vjedhin emrin, të të marrin vulën? Cfarë do bënte Rama nëse Berisha do ti kishte marrë selinë dhe vulën e PS-së? Ne nuk na ka vdekur as nervi politik dhe as nervi demokratik. Kërkojnë të eliminojnë opozitën. Opozitë janë të gjithë ata që nuk bien dakord me korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes”, tha Topalli.

10:57- Alibeaj-Felajt: Po provokoni Parlamentin, duam të flasim me Ramën

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkeljed Alibeaj, ka kërkuar interpelancë me Ramën, duke i thënë drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj, duke i thënë të mos vazhdojë sipas rendit të ditës, por me mocion dhe interpelancën urgjente.

Më tej ai tha se Felaj po provokon parlamentin, ndërkohë që theksoi se nës seancë duan Ramën.

“Kemi bërë sot një kërkesë që pezullonte automatikisht vendimin e deputetëve, por keni abuzuar me gardën. Deputetët duhet të ishin në sallë por nuk janë njoftuar për mbledhjen e byrosë. Ju fikni dhe dritat, prishni dhe mikrofonët.

Zonja Felaj, po provokoni parlamentin. Duhet të fillojë me interpelancën e kërkuar me Ramën. Duam të flasim me Ramën. Të vijë aty dhe të flasë për një çështje që prek të gjithë shqiptarët”, tha Alibeaj.

10:50- Bylykbashi: Edi Rama e ka kthyer parlamentin në varrmihësin e demokracisë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi duke folur nga forlorja e Kuvendit, tha se sot parlamenti ëhstë marrë peng.

Sipas tij tashmë mazhoranca e ka kthyer parlamentin në varrmihësim e demokracisë

Ky parlament është kthyer në varrmihësin e pluralizmit demokratik. Ky grup parlamentar po varros përditë të drejtat e deputetëve për të ëprfaqësuar qytetarët. kemi kërkaur fjalën, të ngremë çështje, të kontrollojmë qeverinë. Kemi kërkuar ngritje e një komisioni hetimor ër një nga skandalet më të mëdha që ka përfshirë jo vetëm Shqiëprinë por edhe SHBA-të, pasi kemi të bëjmë me një kryeminsitër korruptues. këkrojmë komision parlamentar për këtë gjë. Është empapranueshme ajo që dgjova që Byroja ka vendosur të pezullojë ligjin për Komisionet Hetimore. Edi Rama ju ka ulur kokën. Ky parlament duhet të hetojë në të drejtën e vet. Ky parlament dhunon çdo gjë. kemi kërkuar mocion me dabat, shtyhet. kemi kërkuar seanca me pyetje, shtyhet. rama nuk vjen se po foli do i mbahet shënim çdo gjë. Janë përjashtuar më shumë se 15 deputetë, për të zbrazur pjesëne opozitës. Dhunim më brutal se kaq nuk ka”, tha Bylykbashi.

 10:42- “Nuk po i hyjmë në shtëpi Ramës”, momenti kur deputetët demokratë të përjashtuar përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit (VIDEO)

12 deputetë demokratë janë përjashtuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për thyerje të rregullave etike.

Ndërsa sot ka seancë, ata janë nisur drejt Kuvendit, por nuk janë lejuar të hyjnë në sallë nga Garda.

Ka pasur një përplajse mes tyre, me deputetët demokratë që insistojnë të marrin pjesë në senacë me arsyetimin se Byroja nuk është mbledhur dhe kjo do të thotë se nuk ka vendim.

Me dokumentet në dorë, Flmaru Noka u shpreh: “Byroja nuk është mbledhur dhe kjo do të thotë se nuk ka vendim”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Nga ana tjetër Tomor Alizoti i drejtohet njërit prej punonjësve të Gardës duke i thënë: “Nuk po i hyjmë në shtëpi atij (Ramës) mor burrë. S’ka ndonjë problem. Ngelët duke u përdorur, gjithë jetën duke u përdorur”.

10:21- I përjashtuar nga Kuvendi, Këlliçi: Çmenduri e Ramës, duhet të futem në Parlament

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëherësh dhe kandidat për drejtimin e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka folur i revoltuar pasi nuk është lejuar të futet në Kuvend, duke qenë se Sekretariati i Etikës e ka përjashtuar bashkë me 11 deputetë të tjerë.

Këlliçi insistoi se duhet të futet në Kuvend pasi është deputet dhe se moslejimi i tij është një çmenduri nga ana e Ramës, jo se ka thyer rregulloren.

“Trupat e Gardës së republikës po bëjnë luftë me deputetët, a thua se po shkojnë më Surrel. Shihni pak këtë shkresë, në zbatim të rregullores së Kuvendit, kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës.

Rregullorja e Kuvendit thotë se ky vendim që ëhstë marrë deri në marrjen e vendimit nga Byroja pezullohet. Byroja nuk është mbledhur, kemi njoftuar gardën të tërheqë gjithë këta djem që kanë vendosur tek dera dhe të marrim jesë në seancë. Në momentin që do të mblidhet Byroja ka një vendim të na thonë.

Ne kemi zbatuar rregulloren e Kuvendit, kemi çuar ankimimin. Vendimi i komisionit të etikës është i pezulluar. Nuk e di çfarë duhet të bëjmë që të marrim pjesë në seancë. është hera e dytë që përjashtohem nga senaca pa folur, kjo ëhstë çmenduri e Edi Ramës, e Lindita Nikollës.

McGonigal e ka tmerruar kryeministrin, nuk ndryshon kjo çështje. Ajo që ne i komunikuam gardës është të komunikojë me etikë. Ku e keni parë këtë sjellje. Ne duhet të futemi brenda. Kur te dali vendimi i Byrosë, le të dalë”, tha Këlliçi.

10:10-  Grupi parlamentar i PD ankimon përjashtimin e 12 deputetëve, Bylykbashi: Askush s’e ndalon Sali Berishën dhe neve të futemi në parlament

Grupi parlamentar i PD i ka ankimuar në Byronë e Kuvendit vendimin për përjashtimin e 12 deputetëve.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha për mediat se vendimi i Lindita Nikollës është nul për sa kohë që nuk ka një vendimmarrje nga ana e Byrosë së Kuvendit.

Siaps tij askush nuk mund të ndalojë Sali Berishën dhe deputetët e PD të marrin pjesë në seancë plenare.

10:03- Parlament dhe protestë, deputetët e PD i drejtohen Kuvendit pas mbledhjes së grupit

Deputetët e PD janë nisur drejt Kuvendit pasi kanë përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar, të drejtuar nga Sali Berisha.

Deputetët kanë marrë portositë e fundit nga Berisha, ndërsa pritet të ketë një debat të fortë në seancën plenare.

Ndërkohë që jashtë sallës së parlamentit janë grumbulluar protestuesit ku pritet të flasin deputetët e përjashtuar përfshirë dhe Sali Berisha.

09:11- Një mijë efektivë, furgonë policie dhe autobot me ujë, masat e marra për protestën e opozitës te Kuvendi

Sot pritet të ketë dhe seancë plenare dhe protestë, te Kuvendi.

Kreu i PD-së Sal Berisha ka thirrur protestë sot në orën 10:00, ndërsa gjysmë ore me herët PD do të mbledhë këshillin kombëtar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me detajet e organizimit të kësaj proteste.

Policia ka marrë masat për mbarvatjen e protestës. Përveç efedktivëve që do të jenë në gatishmëri, te Ministria e Mbrojtjes janë pozicionuar dy furgonë të Policisë së Shtetit dhe një autobot me ujë.

Kujtojmë që Sali Berisha dhe deputetët e opozitës, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka janë përjashtuar nga Kuvendi, dy të parët për 10 ditë, ndërsa të dytët për 5 ditë, pas përplasjeve në seancën e fundit.

Protestës së sotme të opozitës pritet t’i bashkohet edhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta.

 


Shtuar 16.02.2023 12:29