“Nuk po i hyjmë në shtëpi Ramës”, momenti kur deputetët demokratë të përjashtuar përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit (VIDEO)

12 deputetë demokratë janë përjashtuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për thyerje të rregullave etike.

Ndërsa sot ka seancë, ata janë nisur drejt Kuvendit, por nuk janë lejuar të hyjnë në sallë nga Garda.

Ka pasur një përplajse mes tyre, me deputetët demokratë që insistojnë të marrin pjesë në senacë me arsyetimin se Byroja nuk është mbledhur dhe kjo do të thotë se nuk ka vendim.

Me dokumentet në dorë, Flmaru Noka u shpreh: “Byroja nuk është mbledhur dhe kjo do të thotë se nuk ka vendim”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Nga ana tjetër Tomor Alizoti i drejtohet njërit prej punonjësve të Gardës duke i thënë: “Nuk po i hyjmë në shtëpi atij (Ramës) mor burrë. S’ka ndonjë problem. Ngelët duke u përdorur, gjithë jetën duke u përdorur”.

Kutojmë se përveç seancës plenare dhe ka dhe protestë para Kuvendit, e cila ka nisur që prej orës 10:00./albeu.com


Shtuar 16.02.2023 10:42