“Doni të hetohen krime imagjinare”, Spiropali mbron Ramën: Nuk ka çështje as në SHBA, as askund

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka mbrojtur kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se ndaj tij nuk ka asnjë çështje të hapur në lidhje me rastin McGonigal, duke thënë se të gjitha këto janë trillime të atyre që vetë as nuk kanë kërkuar falje e as nuk janë hetuar për krimet e tyre.

 

“Është e kotë t’u drejtohem kolegëve që kanë arritur në këtë gjendje. Ata që nuk kanë kërkuar falje kurrë dhe nuk janë hetuar kurrë për krimet e tyre, duan të hetojnë krime që ekzistojnë vetëm në kokën e tyre. Nuk ka një cështje të tillë as në SHBA dhe as këtu e askund. Jeni të lirë të fantazoni e trilloni. Megjithatë ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat këtë temë për t’i vënë kapakun njëherë e mirë kësaj situate që nuk ka lidhje me ne, por me situatën tuaj të brendshme. Jeni kthyer në ndihmësa të non-gratës, bodyguard dhe njerëz që i mbani qiriun një njeriu që nuk do të ketë kthim në piramindën e drejtimit të këtij vendi. Nuk është rastësi sot fakti që familjarët e viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit që kanë dorëzuar një provë të re në SPAK. Ka lidhje me krime të vjetra dhe jo me krime të imagjnuara. Kryeministri do të jetë këtu për mocionin me debat. Jo për ju, se ju nuk e meritoni, por për qytetarët”, tha Spiropali./albeu.com