“Tenderat në Fier po fitohen nga trafikantët e drogës”, SPAK nis verifikimet pas deklaratës së zv/ministrit

Zv/ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh deputet i PS-së në Fier, disa ditë më parë bëri një deklaratë të bujshme. Ai tha se në qarkun e Fierit tenderat publikë po fitohen nga trafikantët e drogës.

Koçi foli pa emra, por i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

Pas këtyre deklaratëve SPAK ka niusr verifikimet. Lajmi është konfirmuar kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili ka bërë me dije se pas indicieve të dhënë nga deputeti i zgjedhur në qarkun e Fierit, hetuesit kanë filluar nga puna./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 17:11