“Të votohet ndryshimi”, Taulant Balla për deklaratën e Yuri Kim: Është keqkuptim!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në News 24, tha se deklaratat e bëra nga Ambasadorja e SHBA në Shqipëri një ditë më parë, janë keqkuptuar nga kampi opozitar.

Balla theksoi se investimi më i madh i SHBA në Shqipëri është Reforma në Drejtësi, e sipas tij, nëse PD rikthehet në pushtet, ky proces jo vetëm ndalon, por do të kthehet mbrapsht.

“Unë mendoj që ju e sqaruat më mirë se unë dhe zonja Kim e ka sqaruar shumë mirë turravrapin e personave që janë në listë pagesat e PD për ta drejtuar mesazhin e saj në drejtim të gabuar. SHBA investimin e tyre më të madh është Reforma në Drejtësi. Nëse Berishës dhe Metës do i jepej mundësia, Reforma në Drejtësi jo vetëm që ndalon, por kthehet mbrapsht. Çuarja në stacionin final të Reformës në Drejtësi do të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Balla.

 

 


Shtuar 14.04.2021 22:07