E BUJSHME/ Tottenham në kontakte me trajnerin italian (FOTO LAJM)

Sipas raporteve nga mediat italiane, Tottenham Hotspur ka synuar Maurizio Sarrin për të paktën një muaj dhe ai mund të takohet me ta javën e ardhshme.

Trajneri është ende nën kontratë me Juventusin, i cili e shkarkoi atë vetëm një vit më parë, pavarësisht se fitoi titullin në Serie A.

“Spurs” janë në krizë nën trajnerin Jose Mourinho dhe janë duke i kushtuar vëmendje serioze zëvendësimit të tij për sezonin e ardhshëm, me sugjerime që ai mund të mos e shohë as përfundimin e këtij sezoni, përcjell KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se Tottenham tashmë e kishte kërkuar Sarrin në 2018, para se të shkonte në Chelsea, dhe interesi nuk është zbehur kurrë.

Në fakt, raporti këmbëngul se Sarri ka qenë në dijeni të interesimit për të paktën një muaj dhe një takim mund të bëhet në Londër javën e ardhshme.

Shtuar 14.04.2021 10:04