Të vlefshme sa 6 mandate, si u “dogjën” 69 000 vota

Mbi 69 mijë vota janë shpallur të pavlefshme deri më tani në të gjithë Shqipërinë, një numër tepër i lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme që ka kaluar vendi.

Me një llogari të thjeshtë ky numër votash përllogaritet përafërsisht 6-7 mandate deputeti, në varësi të qarqeve dhe numrit të deputetëve të çdo qarku.

Numrin më të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme e ka Tirana me 12015 vota, e ndjekur më pas nga Elbasani e Fieri.

Qarku Vota të djegura

Shkodra 5573

Kukësi 2188

Lezha 4276

Dibra 4686

Tirana 12015

Durrësi 4628

Elbasani 9090

Fieri 9016

Korça 6148

Berati 4561

Vlora 4722

Gjirokastër 2286


Shtuar 27.04.2021 04:46