Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Vaun e Dejës, janë rëgjistruar të shtëna me armë zjarri.

Uniformat blu, bëjne me dije se është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz. Ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39-vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35-vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.


Shtuar 25.04.2024 10:35