Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, nuk ka viktima

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Babrrus në kryeqytet. Për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Dyshohet se një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me mjet ka qëllua në ajër dhe është larguar.

Të shtënat janë dëgjuar dhe raportuar me telefon nga qytëtarët e zonës. Në zonë është gjetur vetëm një gëzhojë.

Reagimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com

 


Shtuar 18.03.2022 14:48