Të shtëna me armë zjarri në Greqi/ Plagoset 22-vjeçari shqiptar, shoku e braktisi dhe u largua

Mëngjesin e sotëm, një incident ku u përfshinë edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Greqi. Ngjarja ndodhi në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip “Audi”, ndërsa shënjestër ka qenë një automjet i tipit “Smart”.

Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.

Shoferi i Smart-it la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk, i riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.