Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, policia në aksion për kapjen e autorit

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Divjakën mbrëmjen e  sotme.

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri në fshatin Ferras.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri”, thotë policia.

Shtuar 28.03.2021 08:03