Dita e parë e vaksinimit masiv, sa qytetarë u vaksinuan sot (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me video në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se dita e parë e vaksinimit masiv është mbyllur me 11,478 vaksinime të kryera, në të gjithë vendin.

Manastirliu tha se të gjithë qytetarët që janë në fashën e moshës së vaksinimit duhet të mbajnë kontakt me mjekun e familjes, ndërsa shtoi se po punohet me një plan kombëtar vaksinimi.

“Do të vijojmë të intensifikojmë vaksinimin me këtë kategori në ditët e ardhshme”, tha Manastirliu.


Shtuar 28.03.2021 20:53