Shijaku është tronditur sërish mbrëmjen e sotme, pasi ka patur të shtëna me armë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burime bëjnë me dije se gjatë orës 22:10 në lagjen “popullore” janë dëgjuar të shtëna me armë. Sipas informacioneve 38 vjeçari E.H ka plagosur me armë zjarri 50-vjeçarin A.Ç i cili tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.