Gjatë natës, të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur jashtë në një lokal nate në Marousi.
Si pasojë e të shtënave me armë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve, fillimisht ka ndodhur një sherr mes të paktën dy personave jashtë një klubi nate.
Policia ndodhet në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.