Të shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Lushnje

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnjë, pasi ishin shpallur në kërkim  për motive të ndryshme.

Një 54-vjeçar me Inicialet G.T., banues në fshatin Krutje, Lushnjë, ishte shpallur në kërkim pasi kishte ndihmuar disa presona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Të lidhura

None found

Ai u kap nga uniformat blu ditën e sotme dhe iu dorëzua policisë së Vlorës.

Në pranga ka përfunduar gjithashtu dhe G.M.,57-vjeç, banues në Divjakë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ai është dënuar për “Shpërdorim detyre”.


Shtuar 10.12.2023 14:10