Grabitje gjatë natës në një zdrukthtari në Shkodër, autorët marrin pajisje pune

Një zdrukthtari është vjedhur gjatë natës në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

Materialet janë referuar në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

“Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje pune në repartin e zdrukthtarisë në në lagjen “Salo Halili”. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve”, thuhet në reagimin e policisë.


Shtuar 10.12.2023 14:01