Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti së fundmi, në profilin e tij në Facebook ka ndarë një tjetër lajm të mirë pqrsa i përket betejës më koronavirusin.
Alimehmeti ka bërë me dije të dhënat e fundit të studimit në SHBA lidhur me variantin Afrikano-Jugor të covid. Sipas tij, nëse e keni kaluar infeksionin, “të shkuara dhe rrini të qetë”, nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.
“Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.
Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.
Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:
të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2
të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe
të pacientëve të vaksinuar me Moderna.
Gjetjet:
Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por
Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.
Pra, është si të thuash se:
Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!
Autorët dalin në përfundimet e qarta se:
Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.
Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.
Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.
Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:
Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.
Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.
Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike” shkruan ai.