“Të shkrihet menjëherë Bordi”, Vasili: Ja faktet se si qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të  një postimi në Facebook akuzon qeverinë se po vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës.

Sipas tij, Bordi i hajdutëve po rëndon veten kaq keq se harrojnë që po me këto çmime, që janë sot në bursa, muaj më parë në Shqipëri nafta shitej rreth 180 lekë.

Ai kërkon shkrirjen menjëherë të bordit dhe uljen e taksave të naftës, si e vetmja rrugë që ndal vjedhjen e shqiptarëve nga qeveria me naftën.

POSTIMI I PLOTË
Ja faktet se si Qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës!!
Qeveria përmes Bordit të Hajdutëve vazhdon pa u ndalur me çmimet e tij të çmendura, ndonëse çmimi i naftës ka rënë në mënyrë shumë të qartë në bursa.
Sot Bordi vendosi çmimin e naftës 216 leke litri.
Po sot ne Maqedoni një litër kushto 170 lekë (90 denarë).
Bordi i Hajdutëve po rëndon veten kaq keq se harrojnë që po me këto çmime, që janë sot në bursa, muaj më parë në Shqipëri nafta shitej rreth 180 lekë.
Dorëzimi i Bordit kokë e këmbë te hajdutëria dhe te kuleta e oligarkëve i ka bërë kaq të trashë sa bëjnë veprime kaq flagrante.
Çmimi i Naftës në Maqedoni flet qartë.
Shkrirja menjëherë e Bordit.
Ulja e taksave të Naftës (Projektligji i Partisë së Lirisë që në mars në Parlament).
Kjo është rruga e vetme, që ndal vjedhjen e shqiptarëve nga qeveria me naftën./albeu.com