Të përdala e zhigolo? Thashethemet ekstreme; ja ç’zbuluan të ftuarit për vete!

Thashethemet, kjo ishte kryefjala e diskutimit sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Të gjithëve na ndodh të dëgjojmë diçka për veten që nuk është e vërtetë, e kështu ka ndodhur edhe më Lajla Përnaskën, Elios Shulin e Shqipe Hysenaj.

Lajla tregoi gjatë programit se në fillim të viteve ’90 për shkak të një letre anonime, rrezikohej e drejta e saj e studimit jashtë sepse në të pretendohej alibia se mund të ishte nismëtare e rrëzimit të sistemit.

Në kohën ku unë konkurroja për të fituar bursën në Francë, më kishin shkruar një letër anonime që unë kisha tezen pronare të kompanisë Concord në Paris dhe më këtë me bllokonin që të mos shkoja se do përmbysja sistemin.

Ndërkohë Elios tregoi dy momente nga jeta e tij, një thashethem që e kishin bërë zhigolo të një këngëtareje.

Kam qeshur me veten, edhe në koment ma kanë shkruar njëherë por dhe e kam dëgjuar, “je i dashuri/ zhigoloja e X këngëtareje. Por dhe një tjetër që mund të ndryshonte rrjedhën e jetës, kur kam konkurruar në Akademi të Arteve, ku kishte ardhur një email ku thuhej që kujdes filan person me emrin tim, është gazetar nga emisionet investigative dhe është i infiltruar, unë ndërkohë ëndërr të shkoj në Akademi të Arteve.

Nga ana tjetër Shqipja tha se “Ça nuk kam dëgjuar për veten, pjesa më e bukur ka qenë kur më kanë bërë një koment kur kam qenë në Dubai, që jam hedh nga avioni. Njëri që kishte komentuar ‘sa gjynah që u hap parashuta’.”

Së fundmi me opsionin e ri të Instagramit me pyetje anonime, Eliosi nënvizoi se njerëzit permes tij më së shumti pyesin për jetën seksuale të personazheve të njohur, ndërkohë që Lajla pohoi se kjo vjen si boshllëk kulturor, ndërsa politika dhe media janë kanalet përmes të cilave dashur pa dashur nxisin thashethemet duke u përçuar edhe tek brezat e rinj.


Shtuar 21.10.2022 18:05