Në mbështetje të banorëve të Zall Gjocajt që kundërshtojnë ndërytimin e HEC-it, ka dalë edhe Presidenti Meta.
Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit bën thirrje që të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet.
Presidenti shkruan se përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! “25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, thotë Meta.
“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.
Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.
Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, shkruan Presidenti Ilir Meta.