“Të ka marrë zoti hak në fëmijë ty, plehrë”, revoltohet juristi: Kafshëri! Shihni çfarë i bëjnë Flutura Açkës mbështetësit e Berishës (FOTO LAJM)

Juristi Skerdjan Dhuli ka reaguar në lidhje me ofendimet denigruese të bëra në adresë të shkrimtares dhe deputetes demokrate, Flutura Açka, për shkak të qëndrimeve të saj politike kundër Sali Berishës.

Dhuli përkrah fotove të komenteve që janë bërë në rrjetet sociale, shkruan se deputetja ka marrë urrejtjen e mbështetësve të Berishës për shkak të mendimit të saj ndryshe.

Ai shton se kafshëria e njerëzve shkon deri aty sa lumturohen për ndarjen nga jeta të djalit të saj.

“Kjo është kafshëri! Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka.

Shihni çfarë komentesh gjeta.

Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot.

Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.

Pra të paguash djem e vajza të reja për të goditur deputetët e PD. Dhe ku ? Tek djali i saj që ka humbur jetën.

Kjo gjuhë është e tmerrshme por edhe tregues se dhuna nuk vjen rastësisht por krejtë e instruktuar nga Berisha dhe ata që janë rrethi i tij i ngushtë.

Nuk pres që ata të distancohen nga kjo gjuhë ndaj më vjen turp për kë kam mbështetur ndër vite”, shkruan Skerdjan Dhuli në facebook./albeu.com/